Kinë, për shkak të tajfunit evakuohen 205 mijë njerëz

Në porte dhe në zona të tjera të sigurta janë tërhequr 21 mijë anije peshkimi dhe 4.526 anije të tjera

Për shkak të tajfunit Yogi i cili ka goditur pjesën lindore të Kinës, janë evakuuar 205 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se nga dhjetë qytete në provincën Zhejiang, janë evakuuar 204.949 persona.

Po ashtu, në porte dhe në zona të tjera të sigurta janë tërhequr 21 mijë anije peshkimi dhe 4.526 anije të tjera.

Zyra Kombëtare Meteorologjike e Kinës për shkak të godijes së djeshme nga tajfuni ka lëshuar alarmin e kaltërt, i cili më vonë kaloi në një nivel më të lartë. Gjithashtu, të gjitha instancat qeveritare janë urdhëruar të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur popullatën.

Kina në periudhën verore shpesh goditet nga tajfunët. Në fillim të muajit, Shangai dhe rrethina e tij u godit nga tajfuni Jongdar, i cili pati një ndikim negativ në jetët e mbi 130 mijë njerëzve.