Kinë, konfiskohen mbi 7 ton fildish

Në katër muajt e parë të vitit në pjesën jugore të Kinës janë konfiskuar 7 ton e 746 kilogramë fildish

Në katër muajt e parë të vitit në pjesën jugore të Kinës janë konfiskuar 7 ton e 746 kilogramë fildish, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “China Daily”, zyrtarët e Doganës në rajonin Guangdong në katër muajt e parë të vitit, kanë zbuluar 67 raste kondrabandimi të llojeve të kafshëve dhe produkteve të tyre që janë të ekspozuar ndaj kërcënimit nga rreziku i zhdukjes.

Në rastet në fjalë janë konfiksuar 7 ton e 746 kg dhëmbë të fildishtë elefantësh si dhe produkte të pangolin, shqiponjave dhe salamandrës.

Zëvendës drejtori i Zyrës për Anti-kontrabandë në Guangdong, Zhou Jijun tha se Guangdong është një nga rajonet ku shpesh ndodhin rastet e kontrabandës së llojeve të rrezikuara nga zhdukja.

Kina e cila është tregu më i madh i jashtëligjshëm në botë për fildishin pas vitit 1975 ndaloi pjesërisht importet e fildishit dhe produkteve të tij. Në vitin 2017, Kina mbylli 67 fabrika dhe qendra tregtare që ishin të përfshira në tregtinë e fildishit.