Kinë, evakuohen 100 mijë persona nga rreziku i përmbytjeve

Niveli i ujit në lumin Jialing është rritur në 4 metra, ndërsa në lumin Yangtze në afro 6 metra

Në Kinë 100 mijë persona janë evakuuar në rajone të sigurta për shkak të rrezikut nga përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qytetin Chongqing është rritur niveli i ujit në lumenjtë Jialing dhe Yangtze.