Kinë, 10 të vdekur nga fundosja e një anije

Sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur së paku 10 persona ndërsa 8 të tjerë llogariten si të zhdukur

Një anije e cila transportonte udhëtarë nga njëri breg në bregun tjetër të lumit është fundosur sot në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur së paku 10 persona ndërsa 8 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Ekipet e zhytësve kanë mbërritur në vendin e fatkeqësisë dhe po kërkojnë personat e zhdukur, raportojnë mediat kineze. Janë shpëtuar 11 persona, në mesin e të cilëve edhe kapiteni i anijes, e cila u fundos pranë fshatit Banrao të provincës Guizhou.

Policia ndaloi kapitenin në bisedë informative ndërsa të lënduarit u dërguan në spitalin e afërt.

Ministria e Situtave Emergjente të Kinës njoftoi se anija ishte metalike me motor “e ndërtuar privatisht” dhe nuk ishte blerë nga prodhues industrial.