Kina udhëheq SHBA me numrin më të madh të superkompjuterëve më të fuqishëm të botës

Dy më të fuqishmit, Summit dhe Sierra, i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe janë ndërtuar nga IBM.

Kina është shtëpia e 219 superkompjuterëve më të fuqishëm të botës ndërsa SHBA ka vetëm 116 në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm të botës.

Dy më të fuqishmit, Summit dhe Sierra, i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe janë ndërtuar nga IBM.

Superkompjuterët janë makineri masive të cilat përdoren për programe dhe detyra të intensitetit të lartë si fizika kuantike, parashikimi klimaterik, dizajnimi i motorëve dhe avionëve, rikonstruktimi i historikut të universit apo edhe ekzaminimi i armëve të vjetra nukleare nëse ende mund të shpërthejnë.

Sakaq Kina superkompjuterin e 3 dhe 4 më të fuqishëm në botë të cilët janë TaihuLight dhe Tianhe-2A. Zvicra, Gjermani dhe Japonia gjithashtu kishte superkompjuterë të cilët u radhitën në dhjetëshen e parë.

Në 2021 pritet superkompjuteri më i fuqishëm prodhuar ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara e quajnë Frontier dhe është një makineri që do të kushtojë 600 milionë dollarë. /EPërditshmja