Lista e shumëpritur e lojtarëve të nominuar për çmimin Futbollisti më i Mirë i Vitit më në fund është bërë zyrtare. Emrat tashmë janë shpërndarë në pesë kontinentet.
Lojtarët e nominuar janë përzgjedhur nga ekspertët.
Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë dy herë këtë çmim shpreson se do të marrë sërish kurorën si Futbollisti më i Mirë i Vitit. Për herë të parë pas disa vitesh në listën me 10 futbollistët më të mirë në botë mungon braziliani Neymar dhe kroati Luca Modriç.
Në përcaktimin e fituesit, vota e fansave do të ketë të njëjtën peshë me atë të gazetarëve, trajnerëve dhe ekipeve kombëtare dhe kapitenët.
Çmimet do të shpallen në Milano më 23 shtator.
Këto janë emrat e nominuar:
Cristiano Ronaldo (POR) – Juventus
Frenkie de Jong (NED) – Ajax / FC Barcelona
Matthijs de Ligt (NED) – Ajax / Juventus
Eden Hazard (BEL) – Chelsea / Real Madrid
Harry Kane (ENG) – Tottenham Hotspur
Sadio Mane (SEN) – Liverpool
Kylian Mbappe (FRA) – Paris Saint-Germain
Lionel Messi (ARG) – FC Barcelona
Mohamed Salah (EGY) – Liverpool
Virgil van Dijk (NED) – Liverpool
/E Përditshmja