Autoriteti i Konkurrencës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rritjen abuzive të çmimeve të produkteve të ndryshme.
Thirrja e këtij institucioni bëhet pasi shumë konsumatorë janë ankuar se kohët e fundit janë rritur çmimet e maskave, dezninfektatëve dhe produkteve të ndryshme në farmaci e markete. Po ashtu qytetarëve u është vënë në dispozicion dhe një adresë ku mund të dërgojnë të gjitha shqetësimet e tyre dhe faturat ku shihen rritjet e çimeve, shkruan Dosja.al
“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike si ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.
Konkurrenca i bën thirrje qytetarëve se nëse disponojnë fatura ose prova të tjera janë të dërgojnë në adresën zyrtare [email protected] faturat ose prova të tjera. Gjithashtu për shkak të COVID-19 Autorieti I Konkurrencës njofton se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars – 31 mars do të shtyhen për në muajin prill”, shkruhet në njoftim.