Kavajë, zetoristi bie në kontakt me energjinë elektrike dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku një 40 vjeçar nga Kavaja, ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike në rrugë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku një 40 vjeçar nga Kavaja, ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike në rrugë.

Sipas policisë 40 vjeçari G.M, ishte duke udhëtuar me zetorin e tij u po transportonte ushqim për bagëtinë, por gjatë rrugës ka rënë në kontakt me tegelat elektrikë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

1.Më datë 07.07.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Ballaj-Vendas, shtetasi G.M, 42 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Zetor, të ngarkuar me bazë ushqimore për bagëtinë, ka rënë në kontakt me energjisë elektrike, ku është djegur baza ushqimore dhe janë këputur telat e energjisë elektrike, për pasojë është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit tip “Papaq”, shtetasi  A.Z,18 vjeç, banues në Kavajë, i cili e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.