Kavajë, vidhen para në një bankomat, policia shoqëron disa persona

Një bankomat e një banke të nivelit të dytë është vjedhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë një sasi të vogël lekësh.

Një bankomat e një banke të nivelit të dytë është vjedhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë, të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.