Kavajë, godet Inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet i riu

Një i ri është arrestuar, pasi ka goditur për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor. 

Një i ri është arrestuar, pasi ka goditur për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor.

Në pranga ka rënë Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronar i një subjekti.

24-vjeçari, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, i konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.