Katrugalos: Me Shqipërinë, progres si me Maqedoninë

“Kusht mbeten të drejtat e minoritetit grek”

Numri 2 i ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Katrougalos deklaroi se shpreson të shënohet progres këtë vit në marrëdhëniet me Shqipërinë njëlloj si dhe me Maqedoninë.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, ANA ai tha se disa prej iniciativave që kishte ndërmarrë ish-ministri i jashtëm Kotzias, do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Mes tyre edhe negociatat e bllokuara Athinë–Tiranë, por sipas diplomatit grek kusht mbeten të drejtat e minoritetit gren në Shqipëri./Klan