Tre pikë shprese për Kastriotin, që arriti të mposhtë Kamzën me rezultatin 3-0. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica mori fitoren e dytë për këtë sezon dhe tashmë numëron shtatë pikë në klasifikim, por sërish mbetet në vendin e fundit me një pikë më pak se kundërshtari i sotshëm.
Krutanët ditën ta zgjidhin shumë mirë ndeshjen me Kamzën, duke pasur edhe episodet në favor. Një gol me fat ai i pari, teksa Arrabal e përplasi topin te Roxher në tentativë për ta larguar dhe më pas sfera shkoi e përfundoi drejt e në rrjetë.
Pak minuta më pas, Okebuku nga brenda zonës nuk fali dhe shënoi për Kastriotin golin e dytë. Një aksion perfekt i krutanëve, që i dhanë drejtim ndeshjes që në minutat e para. Kamza nuk ka fuqinë për të reaguar, madje vendasit mund edhe ta kishin thelluar rezultatin në 45 minutat e para.
Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-0 të mbetur në fuqi, ndërkohë që Kastrioti me fillimin e pjesës së dytë u pa disi më i tërhequr. Me rezultatin në favor nuk kishte pse ngutej dhe ekipit të Nicës i doli për mbarë, pasi Roxher shënoi edhe golin e tretë.
Braziliani shfrytëzoi një gabim të Turhanit dhe më pas me një goditje brenda zonës mposhti portierin Avdyli për të tretën herë. Goditja e “knock out”-it për Kamzën, që u mposht keqazi nga Kamza dhe mbetet në krizë të thellë rezultatesh.
Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
KASTRIOTI 3-0 KAMZA
Shënues: Roxher 5′, 67′, Okebugu 11′
Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu (Atsina 80′), H. Marku (T. Marku 63′), Bardhi (Caca 84′), Xhunior. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Puja, Vatnikaj, Neziri, Preston.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj (Turhani 14′), Mehmeti (Peçi 63′), Malaj, Zisi, Plaku (Martinena 72′), Rezi Roloviç. Trajner: Blendi Vashaku. Të gatshëm Kirev, Rami, Mumajesi, Fejzaj.
Kartonë të verdhë: Marku 32′, Shehi 45′ / Frashëri 32, Malaj 45′,Bonani 73′, Peçi 78′
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini.
Delegat: Besnik Çela ; Vëzhgues: Besnik Kaimi.
EPISODET
67′ – Roxher rrëmben një top në mesfushë dhe avancon i vetëm në zonën e Kamzës, duke realizuar golin e dytë persona dhe të tretin për Kastriotin.
31’ – Ogebugu del i vetëm me Avdylin dhe godet bukur, portieri mik bën mrekullinë duke evituar golin e tretë.
11’ – Kombinime fantastike nga lojtarët e Kastriotit, Okebugu mjaft bukur godet nga brenda zone duke shënuar dhe golin e dytë.
5’ – Roxher avancon dhe provon të godasë, topi devijohet dhe shkon në fundin e rrjetës së miqve.
Ka arritur të fitojë me përmbysje Luftëtari kundër Tiranës në shtëpi, duke marrë tre pikë pas fitores 2-1 ndaj bardhebluve në javën e 13 të kampionatit. Të dyja ekipet vinin në këtë takim me synimin për të marrë tre pikët, duke sulmuar që në minutat e para në portat kundërshtare. Sinjalin e parë të rrezikshëm e japin vendasit me Milosavljev, që kërkon të nis Shkurtajn përpara, por që bllokohet nga Atinga. Më pasn janë miqtë që synojnë të shkojnë në portën kundërshtare, por pa arritur të bëjnë diçka konkrete.
Minutat ecin dhe loja bëhet më dinamike në mesin e fushës, teksa të dyja skuadrat gabojnë në ndërtimin e aksioneve. Tirana është disi më e qartë në atë që kërkon, por në vijën e parë të sulmit Sentamu nuk arrinë të krijojë dot hapësirat e nevojshme në mbrojtjen kundërshtare.
Në krahun tjetër Shkurtaj është më i padukshëm në zonën e Tiranës, por i rrezikshëm në momente kyçe. Të dyja skuadrat luajnë për minuta të tëra me topa të gjatë, duke shpërdoruar dhe mundësi konkrete. Ndërsa mundësi e shkëlqyer i jepet Tiranës në minutën 36`, me Sentamu që merr një top nga krahët dhe gjuan fuqishëm duke mposhtur portierin e vendasve. Pas këtij momenti nuk ka më histori, pasi me rezultatin 0-1 në favor të Tiranës, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy pjesëve.
Me rinisjen e lojës vendasit synojnë vendosjen e barazpeshës në fushë. Nuk vonon shumë dhe momenti i golit vjen, pasi Doka pengon brenda zonës Xheksonin dhe për gjyqtarin Hamiti ka penallti. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë duke vendosur barazpeshën në shifrat 1-1 në minutën e 50` të sfidës. Më pas Tirana rihidhet sërish në sulm për të kërkuar avantazhin.
Greca duket në ditën e tij më të mirë, pasi ndërmerr disa aksione të rrezikshme, por është portieri Ruçi ai që e ndal disa herë, duke i mohuar golin. Tirana dominon lojën, por të besuarit e Mezanit kanë fatin me vete sot, duke mos lejuar pësimin e golave të tjerë, por në minutën e 88` arrijnë të gjejnë rrjetën me anë të Dungës.
2-1 për Luftëtarin që me këto tre pikë shkon në kuotën e 13 pikëve në kampionat, ndërsa Tirana mbetet me 10 pikë dhe zbret në vendin e tetë. Në fund Tirana shënon por goli anulohet për pozicion të parregullt. Pas kësaj sfide skuadrat do të kenë pak kohë pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ndërsa menjëherë në kthim, Tirana pret në Skënderbeun ndërsa Lufëtari luan kundër Teutës.
Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
LUFTËTARI 2-1 TIRANA
Shënues: Shkurtaj 52′ (11-m)/ Sentamu 36′, Dunga 88′
Luftëtari: Ruçi, Demo, Janiçiç, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo (Aleksi 55′), Rroca (Dunga 65′), Ymeraj, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Liçaj, Kukaj, Hyseni, Açka.
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Kobina (Halili 88′), Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Lika, Berisha, Çelhaka, Muçi, Cake, Ismailgeci.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Herald Lisaku, Emirion Sino.
Kartonë të verdhë: Janiçiç 16′, Roca 45’/ Sentamu 47′, Greca 48′
Vëzhgues: Myrteza Allkja.
DIREKT
90+2′ – Goli i anuluar i Tiranës.
88’ – Dunga godet nga e djathta dhe nuk gabon duke kaluar të tijtë në avantazh.
74’ – Hasani provon me një lëvizje mjaft të bukur, por Ruçi bëhet hero me ndërhyrjen e tij.
52′ – Xhekson ndalet nga Doka dhe ka 11-metërsh për Luftëtarin. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
36’ – Sentamu merr një top nga majta nga Greca dhe nuk gabon me goditjen e tij nga shtylla e dytë, ku ishte i harruar nga mbrojtja e Luftëtarit.
20’ -Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Janiçiç del i vetëm me Abibibn, por mbrojtësi i gjirokastriteve nuk godet siç duhet.