Ministri i Sportit i Republikës së Turqisë, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, lidhur me vendimin e sotëm të UEFA-s që organizimin e Kampionatit Evropian në futboll “EURO 2024” t’ia ndajë Gjermanisë, tha se Turqia në këtë rast nuk është ajo që ka humbur diçka, raporton Anadolu Agency (AA).
“Organizimi i kampionatit në këtë rajon, në këto hapësira do të nënkuptonte shumë edhe për vet kampionatin. Vendi ynë në këtë situatë nuk është ai që ka humbur diçka”, theksoi Kasapoğlu.