Karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Traumës, ishin kujdesur për të aksidentuarin me Covid-19

Pas rastit që u konfirmua nga ministria, që një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me COVID-19 dhe e dërguan tek Infektivi, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

Personeli mjekësor që u kujdes për të aksidentuarin në Durrës që u konfirmua me COVID-19, janë karantinuar 10 persona të personelit mjekësor nga Trauma.

Pas rastit që u konfirmua nga ministria, që një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me COVID-19 dhe e dërguan tek Infektivi, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

Mjekët, sipas Report TV,  kanë qenë të veshur, por sipas protokollit janë karantinuar, ndërsa tamponi sipas rregullit pritet t’u bëhet pas 5 ditësh, sepse gjatë këtyre ditëve virusi është në periudhë inkubacioni dhe nëse bëhet më shpejt del negativ.

I riu 3 ditë më parë, pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me COVID-19. Për këtë i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht rezultuan negative. Megjithatë, ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. Ndërkohë i riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.