Kapen dy shqiptarë në Itali, tentuan t’i iknin policisë pasi kishin drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet policore italiane pas një kontrolli në provincën e Casertas. Ata janë Reiz Datja 20 vjeç, dhe Indrit  Turshilla 21, në makinën e të cilëve u gjet një sasi prej 108 gram marijuanë.

Shqiptarët janë arrestuar pas një ndjekje prej disa minutash nga policia rrugore. Automjeti i tyre ku po udhëtonin 4 persona ka ndaluar në postobllokun e policisë.

Në afërsi të një karburanti, katër personat në bordin e Opel Corsës kanë braktisur automjetin duke tentuar t’i shëptojnë ndjekjes së policisë italiane, por dy prej tyre, u vunën në pranga.

Dy shqiptarët janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane e dy personat e tjerë që po udhëtonin me ta janë shpallur në kërkim. /noa.al