Pas kontrollit të befasishëm në banesat e tyre, ku më parë policia kishte marrë informacione se në banesat e shtetasve mund të kishte lëndë narkotike u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., të cilit iu gjetën 7.3 kilogramë kanabis.
Po kështu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.
Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.