Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.
“Kanali i Stambollit” është parashikuar të kalojë përmes kryeqytetit turk dhe pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.
Kanali 45 kilometra i gjatë, që pritet të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit, parashikohet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije, shkruan Top Channel.
Qeveria turke thotë se me këtë projekt synon të eleminojë rreziqet që i kanosen ngushticës së Bosforit, qoftë nga aksidentetet apo mbingarkesa, megjithatë, në Turqi kanë nisur kundërshtitë e para nga opozita, e cila paralajmëron për dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e kanalit të ri.