Kampionati i Botës në ski, Svindal i thotë lamtumirë garave

Për ta parë për herë të fundit Svindalin në pistën e skijimit kanë mbërritur një numër i madh i tifozëve norvegjezë në Suedinë fqinje

Aksel Lund Svindal i Norvegjisë (36) do t’i thotë lamtumirë skijimit, me garën e tij të fundit të cilën sot e zhvillon në disiplinën e Lëshimit në kuadër të Kampionatit Botëror në ski, që po mbahet në Are të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për ta parë për herë të fundit Svindalin në pistën e skijimit kanë mbërritur një numër i madh i tifozëve norvegjezë në Suedinë fqinje, përfshirë edhe princi Haakon dhe princesha Mette-Marit.

Fituesi i dyfishtë olimpik dhe kampioni i pesëfishtë botëror do të tentojë që në Are të bëhet skiatori i parë që ka fituar tre medalje ari në botëror.

Ai fitoi medalje të artë në vitin 2007 në Are dhe në vitin 2013 në Schladming të Austrisë.