Kalın reagon ndaj deklaratave të zëdhënësit të KE-së, Stano rreth Turqisë

"Sikur edhe një herë, ndoshta mund të shqetësoheni për organizatën terroriste PKK e cila ndodhet në listën e BE-së dhe e cila martirizoi në mënyrë të pamëshirshme 13 shtetas turq në Gara", tha Kalın

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Komisionit Evropian, Peter Stano i cili tha se janë “të shqetësuar” për fillimin e hetimit kundër deputetëve të HDP-së dhe se “Turqia duhet të respektojë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Kalın nga llogaria në Twitter reagoi ndaj Stanos në gjuhën angleze.

“Sikur edhe një herë, ndoshta mund të shqetësoheni për organizatën terroriste PKK e cila ndodhet në listën e BE-së dhe e cila martirizoi në mënyrë të pamëshirshme 13 shtetas turq në Gara. Apo ndoshta kjo ju hapë probleme me lobin e PKK-së?”, deklaroi Kalın.

Kalın iu përgjigj zëdhënësit të KE-së, Stano, i cili nga llogaria e tij në Twitter deklaroi se ishte i shqetësuar nga “presioni në rritje” kundër deputetëve të HDP-së dhe se Turqia “duhet të respektojë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë”.