Kalın mbi kritikat ndaj Erdoğanit: Netanyahu përpiqet të tërheqë vëmendjen

"Netanyahu, i cili në vendin e tij po përballet me hetime, vazhdon të tërheq vëmendje por më kot. Ai nuk mund të fshehë në asnjë mënyrë politikat tiranike dhe okupuese të udhëhequra nga Izraeli"

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalin në rrjetin social Twitter shkroi se Netanyahut u shqetësua nga faktet që i shpalosi presidenti turk Erdoğan.

“Netanyahu, i cili në vendin e tij po përballet me hetime, vazhdon të tërheq vëmendje por më kot. Ai nuk mund të fshehë në asnjë mënyrë politikat tiranike dhe okupuese të udhëhequra nga Izraeli”, konsideron Kalın.

Kalın në rrjetin social të tij shpërndau statusin e Netanyahut. Kryeministri izraelit, në Twitter kishte shkruar se presidenti turk Erdoğan “është një pushtues i Qipros Veriore, ushtria e të cilit po masakron gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde brenda dhe jashtë Turqisë, nuk guxon të mbajë leksione për Izraelin”.