Kalın: Jemi dakorduar edhe me rusët për udhërrëfyesin e Munbixhit

"Ne jemi dakordësuar edhe me rusët për zbatimin e udhërrëfyesit për Munbixhin, ashtu sikurse kemi biseduar me amerikanët", tha zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın

 Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka deklaruar se “Ne jemi dakordësuar edhe me rusët për zbatimin e udhërrëfyesit për Munbixhin, ashtu sikurse kemi biseduar me amerikanët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın ka dhënë disa deklarata dhe u është përgjigjur pytejeve të gazetarëve teksa vazhdonte takimi i kabinetit presidencial në Ankara nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Pasi i janë rikujtuar deklaratat e presidentit Erdoğan në lidhje me Munbixhin, Kalın tha se “Presidenti e ka bërë atë koment në lidhje me lajmet që solli delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes që shkoi dhe erdhi nga Moska. Nëse e mbani mend atje jashtë Munbixhit ka disa elementë të regjimit në rajonin Arima. Këto janë një njësi më në perëndim të Munbixhit. Pikërisht në lidhje me këtë dolën lajmet se ‘elementët e regjimit kanë kryer patrullime të përbashkëta me forcat ruse dhe PYD-në‘. Nga rusët kemi konfirmuar se këto nuk janë të vërteta. Ne jemi dakordësuar edhe me rusët për zbatimin e udhërrëfyesit për Munbixhin, ashtu sikurse kemi biseduar me amerikanët”.

Ai theksoi se qëndrimi i Turqisë ka qenë i qartë që nga fillimi në lidhje me regjimin e Sirisë. “Ne kemi qenë edhe në procesin e Gjenevës edhe të Astanës për të ndërmarrë hapa për të ofruar sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë në kuadër të integritetit territorial. Prioriteti ynë i parë është krijimi i një strukture politike që do të përqafojë të gjithë popullin sirian, arabë, kurdë, sunitë, alevi, të krishterë dhe muslimanë, për t’i çuar ata në një të ardhme më të begattë. Sipas mendimit tonë, regjimi i Asadit është një regjim që ka humbur legjitimitetin dhe është larg premtimit të së ardhmes. Është e pamundur që ky regjim që ka kryer një gjakderdhje të tillë për njerëzit të ndërmarrë këtë rol”, tha Kalın.

“Ndërsa përsa i përket pikës në pretendimet për kontakte me regjimin, presidenti ynë e ka deklaruar, edhe unë e kam thënë madje një herë ose dy herë në konferencë për media. Njësitë tona të inteligjencës në kuadër të sigurisë së Turqisë dhe mbarëvajtjen e operacioneve që ata kryejnë, ata herë- herë mund të kontaktojnë në qendra të ndryshme, përfshirë elemente të regjimit në Damask, Hasaka, Kamishli. Nuk ka asgjë për t’u befasuar, por kjo nuk do të thotë të njohësh drejtpërdrejt legjitimitetin e regjimit. Kjo është një marrëdhënie më shumë operacionale. Për Sirinë, ne do të vazhdojmë aktivitetet tona brenda kuadrit të integritetit të saj territorial dhe unitetit politik, që do ta çojnë Sirinë në një të ardhme më të mirë. Turqia, ashtu siç e ka thënë gjithmonë edhe presidenti ynë do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe në tryezë edhe në terren”, thotë Kalın.

Ai tha se vendosmëria e Turqisë është e plotë në luftën kundër organizatës terroriste të FETO-s. Kalın shton se organizata kohët e fundit për të mbajtur në këmbë bazën e saj ka kryer jashtë vendit disa aktiviteteve propagandistike kundër Turqisë dhe se ajo po përpiqet të rritë aktivitetet e saj njollosëse.

“Mund t’i shohim qartë se cilin vendosin në objektiv dhe nga burojnë. Tashmë këto aktivitete nuk merren për bazë nga askush në Turqi. Organizatës terroriste FETO nuk i ka mbetur më asnjë aftësi për të kryer operacion në Turqi. Po ashtu nuk ka asnjë përgjigje publike. Por e dimë se për të mbajtur në këmbë bazat e saj ka kryer jashtë vendit disa aktiviteteve propagandistike, duke vënë në veprim disa qarqe kundër Turqisë, duke shkruar shkrime, disa libra apo duke bërë disa mbledhje. Kjo nuk i shërben për ansjë gjë përveçse i thellon ndjenjën e fajësisë. Ata me përpjekje të kota nuk do të mund ta mbajnë në këmbë një strukturë e cila duhet të vdesë. Askush të mos ketë ndonjë dyshim për këtë. Ne si qytetarë të Republikës së Turqisë, me institucionet, me OJQ-të, komunitetin e biznesit, me të gjitha njësitë do të vazhdojmë të qëndrojmë në mënyrë të qartë përballë kësaj strukture keqdashëse”, potencoi Kalın.