Real Madrid e ka nisur me sukses mbrojtjen e titullit teksa mposhtur me rezultatin 3-0 AS Roma-n. Megjithëse dominoi ndeshjen që nga minuta e parë duke krijuar disa mundësi goli, duhej pritur minuta e fundit e pjesës së parë për të parë golin e parë të edicionit të ri.
Juventus nuk ka nevojë për CR7, fitojnë manchester United, Real Madrid dhe Bayern, Lyon befason Man.City
Real brutal, kampionët nuk e përfillin Romën. Juventus nuk ka nevojë për Cristiano Ronaldon. Pogba udhëheq Manchester United. Bayern fiton ndaj benfica. Lyon është surpriza e mbrëmjes...

Dy penallti të shënuara nga Miralem Pjanic i ka dhënë Juventus fillimin e ëndërruar në Champions League, me fitoren 2-0 në “Mestalla” kundër Valencia, edhe pse luajti me një futbollist më pak për një orë lojë.
Kjo është hera e parë në historinë e Champions League që Juventus fiton me dy penallti në transfertë.
Ndeshja pati një surprizë të madhe 15 minuta para fundit të pjesës së parë.
Cristiano Ronaldo e ka mbylli pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.
Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.
Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.
Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus e gjeti dy herë golin, të dyja raste me penallti të merituara, që konfirmon se është pretendente për të fitore trofeun.
Në minutën e fundit, të gjashtën shtesë, Valencia humbi penallti, si mundësia e vetme për të shënuar golin e nderit. Tentativa e Parejo u prit nga Sczezny.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, një tjetër “gjigant” europian, Manchester United e ka nisur Champions League me këmbën e duhur. United fitoi 3-0 në fushën e Young Boys.
Fitorja e “djajve” u ndërtua me dy gola në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, të dy të shënuar nga Paul Pogba, i dyti me penallti.
Të besuarit e Jose Mourinho kompletuan tripletën, që i ngjit në vendin e parë të grupit me golin e Anthony Martial, në minutën e 66-të, me asist të Paul Pogba.
Mançester Siti është një skuadër e brishtë në Champions. Sitizëns e konfirmuan këtë edhe në debutimin në këtë sezon, ku u mposhtën në mënyrë surprizë 2-1 nga Lioni. Një disfatë që lë shijë të hidhur për shumë arsye dhe që hedh dyshime për kapacitetin e skuadrës së Pep Guardiolës në këtë kompeticion.
Humbja e fundit që Siti kishte pësuar në ndeshje zyrtare ishte në prill të vitit 2018, pikërisht në Champions dhe pikërisht në shtëpi, por nga Liverpuli, që në sezonin e kaluar arriti deri në finalen e turneut. Këtë herë humbja bën më tepër përshtypje, pasi anglezët cilësoheshin favoritë absolutë përballë francezëve.
Maksuell Kornet në minutën e 26-të dhe Nabil Fekir në fundin e pjesës së parë tronditën sitizëns. Për Kornet ky ishte goli i parë prej shtatorit të vitit 2016 në Champions, kur i realizonte Dinamos së Zagrebit. Në anën tjetër, Fekir shënoi golin e parë në Champions në 6 ndeshje të luajtura. Rrjetë që erdhi si një shpërblim për paraqitjet e fundit, ku ka qenë i përfshirë në 7 nga 9 golat e realizuar nga Lioni në të gjitha kompeticionet (4 gola dhe 3 asist).
Goli i Bernardo Silvës në të 67-ën nuk mjaftoi. Skuadra e Pep Guardiolës nuk e njihte humbjen në shtëpi në tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League, ku kishte regjistruar 7 fitore dhe një barazim. Megjithatë mbetet fakti se Mançester Siti vuan në Champions. Gjashtë nga tetë rastet e fundit ku sitizëns kanë pësuar dy gola në pjesën e parë në “Etihad Stadium” janë regjistruar pikërisht në kompeticionin ndërkombëtar.
Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Hofenhajmi barazoi 2-2 në fushën e Shakhtar Donjeckut. Miqtë e panë veten dy herë në avantazh, fillimisht me Grilitsh dhe më pas me Nordtvejt, por ukrainasit barazuan shifrat, fillimisht me Ismaili dhe më pas Maikon.