Juventus mbetet me pikë të plota, por Ronaldo po kthehet në një problem

Tre ndeshje zero gola për fituesin e 5 “Topave të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili nuk mundi t’i shënojë as Parmës, ndeshje të cilën Juventusi arriti ta fitojë me rezultatin 2-1.

Juventus ka fituar 2-1 në Ennio Tardini falë golave të Mandzukic dhe Matuidi. Kjo ishte fitorja e tretë e Juve-s nga tre ndeshje në kampionat, teksa Ronaldo edhe këtë herë nuk ka arritur të gjejë golin e tij të parë të sezonit. Ndeshja praktikisht fillon me avantazhin e Bardhezinjve teksa Mandzukic zhbllokon rezultatin që në minutën e 2’.

Por Parma luan me shpirt gare dhe me guxim në sulm, dhe eventualisht gjen golin e avantazhit pas disa tentativave të mëparshme. Ishte ish-lojtari i Arsenal dhe Roma-s, Gervinho, ai që barazoi gjithçka në minutën e 33’, raporton Telesport.

Pas pushimit Juve mbetet dominante dhe arrin të rimarrë avantazhin falë golit të Matuidi në minutën e 58’. Mundësitë për të mbyllur ndeshjen nuk mungonin, teksa ritmi i vendasve ra në pjesën e dytë. Juventus e kontrolloi mirë pjesën e mbetur të ndeshjes duke marrë tri pikë të tjera në renditje.