Juventus fiton Kupën e Italisë

Juventus fitoi Kupën e Italisë pasi në finale mposhti Milanin me një rezultat të bindshëm prej 4-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në kryeqytetin italian Romë, nën drejtimin e arbitrit Antonio Damato, përfundoi me rezultatin 4-0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi baraz pa gola ndërsa golin e parë të ndeshjes e shënoi Medhi Benatia në minutën e 56-të.

Në minutën e 61-të Douglas Costa shënoi golin e dytë për Juventusin ndërsa në minutën e 64-të Medhi Benatia sërish rriti shifrat për ekipin e tij në 3-0.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Juventusit pasi lojtari i Milanit, Nikola Kaliniç shënoi autogol në minutën e 76-të.