Jep dorëheqjen sekretari britanik për “Brexit”

Përgjegjësi kryesor për negociatat largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

Përgjegjësi kryesor për negociatat largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se “trendi aktual i politikës” është duke bërë “çdo herë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.

Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli.

“Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai.

Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se “nuk pajtohet me përshkrimin që ai i ka bërë politikës për të cilën janë pajtuar paraprakisht në Kabinet të premten”, raporton Top Channel.

Ajo ka thënë të ketë ndjerë keqardhje për largimin e Davis, mirëpo e ka falënderuar atë për “gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit tonë nga BE-ja”.