Jep dorëheqje sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions

Në letrën e dorëheqjes së sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions thuhet "I nderuar president, paraqes dorëheqjen time pas kërkesës tuaj. Shpreh falenderimet e mia që më dhatë këtë mundësi"

Sekretari amerikan i Drejtësisë Jeff Sessions njoftoi se me kërkesë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e dorëheqjes së sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions, të siguruar nga gazetari i AA-së thuhet “I nderuar president, paraqes dorëheqjen time pas kërkesës tuaj. Shpreh falenderimet e mia që më dhatë këtë mundësi”.

Duke vënë theksin se ka punuar me një dëshirë të madhe përgjatë kohës sa ka ushtruar detyrën në Departamentin e Drejtësisë, Sessions gjithashtu falenderoi të gjithë pjestarët e ekipit të tij.

Ndërsa në anën tjetër Trump në një postim në llogarinë e tij në Twiter në lidhje me këtë rast shprehu se “Sekretarit të Drejtësisë Jeff Sessions i shprehim falënderimet për detyrën e tij si dhe i përcjellim urimet e qëllimit tonë të mirë. Në një datë të mëvonshme do të përcaktohet se kush do të emërohet në detyrën e përhershme”.

Po ashtu Trump njoftoi se pas Sessions këtë detyrë përkohësisht do të marrë shefi i kabinetit të Departamentit të Drejtësisë, Matthew G. Whitaker.