Jens Stoltenber: Turqia ka “shqetësime të ligjshme të sigurisë”

Stoltenberg tha se “asnjë aleat tjetër nuk pësoi më shumë sulme terroriste” dhe se “asnjë aleat tjetër nuk është më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, trazirave dhe dhunës nga Lindja e Mesme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Turqia ka “shqetësime të ligjshme të sigurisë” në lidhje me kufirin e saj jugor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu referuar Turqisë, Stoltenberg tha se “asnjë aleat tjetër nuk pësoi më shumë sulme terroriste” dhe se “asnjë aleat tjetër nuk është më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, trazirave dhe dhunës nga Lindja e Mesme”.

Duke folur në Asamblenë e 65-të Parlamentare të NATO-s në Londër, Stoltenberg theksoi se asnjë aleat tjetër nuk strehon më shumë refugjatë sirianë se Turqia.

Ai kërkoi nga Turqia të veprojë me “përmbajtje dhe koordinim” me aleatët e tjerë dhe shtoi se ai ka ndarë shqetësimet e tij për operacionin e fundit të Turqisë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryediplomatin Mevlüt Çavuşoğlu.

Stoltenberg tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgidhje të qëndrueshme për çështjen e luftëtarëve të huaj që mbahen në kampe në Siri.

“Mënyra e vetme për të kuptuar se çfarë po ndodh atje po ashtu është të kuptoni rolin e rëndësishëm që ka luajtur Turqia. Turqia është e rëndësishme për NATO-n. Ajo ka dëshmuar rëndësinë në shumë mënyra, jo vetëm në luftën kundër DEASH-it”, shtoi Stoltenberg.

Ai po ashtu kujtoi parlamentarët nga vendet e NATO-s se koalicioni i udhëhequr nga SHBA përfitoi nga infrastruktura dhe bazat në Turqi gjatë luftës kundër DEASH-it, si dhe theksoi se organizata terroriste nuk është zhdukur plotësisht.

Aleatët, shtoi ai, duhet të mbajnë unitetin e tyrë në luftën kundër DEASH-it.

“Ne kemi nevojë për një qasje më të koordinuar nga shoqëria ndërkombëtarë në përgjithësi dhe aleatët e NATO-s në veçanti të merren me çështjen e luftëtarëve të huaj”, tha Stoltenberg, duke kërkuar po ashtu edhe nga Turqia një përpjekje më të koordinuar për të zgjidhur çështjen.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.