Ja se si qytetet spanjolle morën kontrollin e energjisë

Qytetet më të njohura botërisht qëndrojnë poshtë Spanjës sa i përket prodhimit të energjisë diellore

Kryebashkiaku radikal i Barcelonës Ada Colau, pritet që të shtunën të marrë detyrën për një mandat të dytë, duke justifikuar kështu politikat e saj shpesh të kritikuara, të cilat kanë përfshirë sigurimin që të gjitha ndërtesat dhe shërbimet komunale të qytetit të mbahen me energji të vazhdueshme.
Në anën tjetër të vendit në Andalucia, Jose Maria Gonzales u rizgjodh si kryebashkiak i Cadizit gjatë muajit të kaluar. Cadiz dhe Barcelona kanë filluar instalimin e panelevie diellorë në ndërtesat publike me qëllim të vetëmjaftueshmërisë.

“Politika e energjisë duhet të jetë në duart e njerëzve. Në Cadiz kemi ngritur dy forume energjetike të qytetarëve të përhershëm dhe njerëzit kanë qenë forca lëvizëse pas përmirësimeve që kemi bërë. Njerëzit e Cadizit janë motor i tranzicionit energjetik”- tha Gonzales.

Kompania energjike e qytetit, Electrica de Cadiz është themeluar në vititn 1929 dhe në të Këshilli mban aksione rreth 55%. Por që nga viti 2017 ka furnizuar të gjitha nevojat komunale dhe rreth 80% të ekonomive familjare me energji nga burimet e rinovueshme.

Reth 40% e fuqisë së Andalucisë prodhohen nga burime të ripërtëritshme, nga erëra dhe grupe të mëdha diellore si ato në San Roque, 67 mijë panelet e të cilave rrotullohen për të ndjekur diellin dhe fabrikën inovative PS10 pranë Sevijes.

Spanja ishte rrugës për t’u bërë lidere botërore në burimet e ripërtëritshme derisa kompanitë e mëdha energjetike alarmuan se vetë-gjenerimi do t’u kushtonte klientë dhe bindi qeverinë konservatore për të futur në vitin 2013 të ashtuquajturën ‘taksë e diellit’. Për shkak të kësaj,biznesi diellor i Spanjës shkoi në një rënie të madhe.

Nga ana tjetër, Gjermania ofron stimuj financiarë për të instaluar panele diellore me rezultat që ‘me gjysmën e orëve të diellit do gjenerojë 10 herë më shumë energji diellore sesa Spanja’. Tatimi i diellit u hoq pasi socialistët erdhën në pushtet në Qershor të vitit 2018.

Pavarësisht humbjes së kohës që qytetet spanjolle po përjetojnë, qytete të mëdha si Amsterdami, Varshava, Athina , Londra dhe Zurich janë pothuajse tërësisht të varura nga lëndët djegëse fosile. Ndërsa tre të katërtat e furnizimit me energji në Paris janë bërthamore.