Ja plani i Huawei për të zëvendësuar Androidin

Disa raporte surprizuese nga Rusia njoftojnë se “sistemi operativ Android në smarftonët Huawei mund të zëvendësohet nga ‘Aurora’ ruse”.

Huaweit i duhet një alternativë për shërbimet, softuerin dhe sistemin operativ Android të Google.

Disa raporte surprizuese nga Rusia njoftojnë se “sistemi operativ Android në smarftonët Huawei mund të zëvendësohet nga ‘Aurora’ ruse”.

Aurora është e bazuar në sistemin operativ Sailfish të zhvilluar nga Jolla e Finlandës, dhe është zhvilluar nga Platforma Open Mobile Ruse, me mbështetjen e oligarkut rus Grigory Berezkin. Në 2018, transportuesi rus Rostelecom në pronësi të shtetit fitoi 75% të aksioneve në Platformën Open Mobile.

Kalimi i smartfonëve kinezë në Sailfish është diskutuar edhe mes Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Forumin Ekonomik Internacional St Petersburg. Huawei tashmë ka siguruar rolin e saj në zhvillimet 5G të Rusisë, një tjetër temë e diskutuar mes dy liderëve. /E Përditshmja