Ja çfarë tregon posta juaj elektronike për personalitetin tuaj

Ekspertë të ndryshëm në fushën e psikologjisë dhe teknologjisë kanë nxjerrë disa përfundime për lidhjen midis zakoneve të email-it dhe karakteristikat e personalitetit.

Menaxhimi i email-it tuaj është një virtyt i nënvlerësuar në vendin e punës. Kur punonjësit nuk përgjigjen, kolegët i perceptojnë ata si të pa organizuar dhe dembelë.

Por strategjia e menaxhimit të email-it tënd varet shumë nga profesioni që ke, apo fluksi standard i email-eve në zyrë.

Ekspertë të ndryshëm në fushën e psikologjisë dhe teknologjisë kanë nxjerrë disa përfundime për lidhjen midis zakoneve të email-it dhe karakteristikat e personalitetit.

Fshirësi, ai që i përgjigjet menjëherë email-it sapo e shikon

Ky person e lexon email-in, dërgon një përgjigje nëse kërkohet dhe më pas ose e fshin ose e arkivon në një dosje të veçantë. Email-i i tij zakonisht nuk ka asnjë numër mesazhesh të palexuara.

Kjo ndoshta sepse mesazhet e bëjnë nervoz.

Truri i këtyre personave reagon në mënyrë negative kur përballet me shumë mesazhe të palexuara. Një inbox që “po shpërthen”, lëshon neurotransmetues stresi, si kortizoli, duke i shtuar ankthin.

Menaxhimi i email vjen nga dëshira për të patur kontroll, duke krijuar një strategji të caktuar. Ata e kanë bezdi rrëmujën dhe në shtëpi, zyrë, kudo. Ata kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për të patur kontroll mbi botën.

Ruajtësi, ka disa email-e të palexuara, por rrallë i fshin ato pasi i lexon

Perfeksionistët ruajnë email-et me idenë që do t’ju rikthehen më vonë. Të njëjtët njerëz kanë një listë shumë të gjatë me detyra që duhen bërë dhe një tufë me rroba që duhen palosur.

Disa njerëz i ruajnë mesazhet e palexuara sepse kjo iu krijon një ndjenjë sigurie për të besuar se ata do gjejnë gjëra nëse ju nevojiten.

Injoruesi, nuk i lexon apo i fshin email-et

Të kesh me qindra apo mijëra mesazhe të palexuara në email nuk është një sjellje problematike.

Të lësh mesazhe të palexuara tregon se ndoshta je i mbingarkuar ose i shkëputur. Ose ndoshta  kupton se organizimi dhe monitorimi i email-eve nuk po të ndihmon të kesh progres. Dhe kjo është një shenjë inteligjence.

Këta njerëz mund të jenë më produktivë dhe të organizuar se të tjerët. Sepse në fakt, email-et tregojnë prioritetet e njerëzve të tjerë për ty dhe jo domosdoshmërisht punë të rëndësishme që kërkojnë vëmendjen tënde menjëherë. /Business Magazine