Izraeli sulmon një bazë ushtarake të regjimit në Siri

Sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit kanë parandaluar shumë raketa, por 4 prej tyre kanë goditur bazën duke shkaktuar dëme materiale thuhet ndër të tjera në lajm

Regjimi i Bashar al-Asadit bëri të ditur se avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer një sulm ajror ndaj bazës ajrore T-4 në Homs të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SANA që i përket regjimit sirian, në lajmin e saj të bazuar mbi burime ushtarake pretendon se mbrëmë avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ndaj bazës ushtarake T-4 në Homs.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit kanë parandaluar shumë raketa, por 4 prej tyre kanë goditur bazën duke shkaktuar dëme materiale thuhet ndër të tjera në lajm.

Ndërkohë autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me çështjen në fjalë.

Avionët izraelitë që nga viti 2011 kur filloi lufta e brendshme në Siri, herë pas here kryejnë sulme ndaj grupeve me mbështetje iraniane dhe ndaj pikave ushtarake që i përkasin regjimit.