Izraeli shqyrton projektligjin për ndalimin e vizitave familjare për të burgosurit

Propozuar nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, leximi i parë i projektligjit u miratua nga anëtarët e Knesetit

Kneseti izraelit (Parlamenti i Izraelit) sot realizoi leximin paraprak të projektligjit të propozuar që nëse kalon, do të mohonte vizita familjare për pjesëtarët e burgosur të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).

Propozuar nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, leximi i parë i projektligjit u miratua nga anëtarët e Knesetit në një votim prej 85 me 11.

Para se të bëhet ligj, leximi i dytë dhe i tretë i projektligjit duhet të aprovohet nga asambleja me 120 anëtarë.

Në njoftimin e Knesetit thuhet se: “Projektligji propozon revokimin e vizitave ndaj të burgosurve të sigurisë, nëse thuhet se i burgosuri është një anëtar i një grupi terrorist që pengon përfaqësuesit e qeverisë izraelite, organizatave humanitare ose anëtarët e familjes që të vizitojnë pengjet izraelite të mbajtura nga ai grup”.

Legjislacioni duket se synon Hamasin, i cili thuhet se ka mbajtur katër pengje izraelite, duke përfshirë dy ushtarë, që nga viti 2014.