Izraeli liron guvernatorin e Kudsit dhe anëtarët e arrestuar të Fatahut

Pala izrealite deri më tani nuk ka komentur lidhur me ratin

Autoritetet izraelite sot në mëngjes liruan guvernatorin e Kudsit dhe 9 anëtarët e lëvizjes palestineze të rezistencës. Ata kaluan një javë në paraburgim, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i paemëruar nga ekipi i mbrojtjes tha se gjykata izraelite urdhëroi lirimin e guvernatorit të arrestuar Adnan Ghaith dhe nëntë anëtarëve të Fatahut.

Pala izraelite deri më tani nuk ka komentuar lidhur me rastin.

Guvernatori i Kudsit, Ghaith u arrestua më 25 nëntor dhe pak para kësaj, autoritetet izraelite vendosën një ndalim prej 6 muajsh për të hyrë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Disa javë më parë, ushtria izraelite arrestoi guvernatorin e Kudsit, Ghaith, me ç’rast kaloi dy ditë në paraburgim.

Kudsi mbetet një çështje kyçe e konfliktit disa dekadash palestinezo-izraelit në Lindjen e Mesme. Palestinezët duan që Kudsi Lindor i pushtuar të jetë kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez.