Izmir Smajlaj nuk ka arritur të largohet me medalja e Kampionati Europian i Atletikës, pasi është renditur vetëm i 10-ti në finalen e madhe.
Në garën finale të kësaj të mërkure, pasi kishte siguruar kualifikimin dy ditë më parë, atleti shkodran dështoi në provën e parë. Ndërkohë, në përpjekjen e dytë ai kërceu për 7.83 metra gjatësi, duke përmirësuar provën e tij të dy ditëve më parë prej 7.71 metrash.
Prova e tretë ishte edhe më e dobët, me vetëm 7.47 metra.
Miltiadis Tentoglou është kampioni i ri i Europës në këtë disiplinë, pasi kërceu 8.25 metra, duke lënë pas gjermanin Fabian Heinle me 8.13 dhe ukrainasin Serhii Nykyforov.