Iu gjet kokainë në çantë me vlerë 4500 mijë euro, arrestohet ish-ylli i Premier Ligës

Një ish-lojtar i Premier Ligës thuhet se është arrestuar në Irlandë pasi që i është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë në vlerë prej 4,500 eurosh.

Lojtari, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, thuhet se u ndalua dhe u arrestua në Dublin mbrëmjen e së mërkurës, pasi u përfshi në një ndjekje me makinë policie.

Sipas “The Irish Mirror”, futbollisti u arrestua për posedim droge dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit, por që atëherë është liruar nga Stacioni Crumlin Garda.

Një dosje tani do t’i dërgohet Drejtorit të Prokurorisë Publike.