Të gjitha katër skuadrat e Italisë në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve shënuan fitore, me çka Italia tejkaloi Anglinë në listën e koeficientëve të klubeve kombëtare të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në xhiron e dytë si nikoqir fituan Juventusi kundër Young Boys (3:0), Roma kundër Viktoria Plzen (5:0) dhe Napoli kundër Liverpoolit (1:0), ndërsa Interi fitoi si mysafir tek PSV Eindhoven (1:0).
Këto rezultate, si dhe fitorja e Interit në xhiron e parë kundër Tottenhamit, sollën që Italia mbrëmë të jetë e dyta në listën e UEFA-s të koeficientëve kombëtar. Spanja edhe më tej bindshëm është e para me 89.283 pikë, vijon Italia me 67.440, Anglia me 67.177, Gjermania me 61.784 dhe Franca me 51.988.
Vlen të përmendet se klubet italiane në xhiron e dytë të edicionit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve shënuan katër fitore për herë të parë që nga nëntori i vitit 2005.