Italia dhe Etiopia diskutojnë mbi çështjen e migracionit

Conte u takua me kryeministrin etiopian dhe zytarë të tjerë të lartë, me të cilët bisedoi mënyrat për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe në tregti dhe investime si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në çështjen e migracionit

 Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe homologu i tij etiopian, Abiy Ahmed, kanë diskutuar mbi çështjen e migracionit me fokus në ndarjen e kësaj barre, raporton Anadolu Agency (AA).

Conte mbërriti në Addis Ababa dje dhe u takua me kryeministrin etiopian dhe zytarë të tjerë të lartë, me të cilët bisedoi mënyrat për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe në tregti dhe investime si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në çështjen e migracionit.

Italia kohët e fundit ka ashpërsuar qëndrimin e saj mbi migracionin dhe vizita e kryeministri italian në Etiopi dhe Eritrea kryesisht është parë si një masë për të bindur dhe mbështetur vendet burimore në një përpjekje për të mbajtur migrantët në vendin e tyre.

Tre vendet e Afrikës, Etiopia, Somalia dhe Eritrea, kryesojnë listën e vendeve afrikane nga ku migrantët nisen për në udhëtime të rrezikshme në Evropë nëpërmjet Mesdheut.

Megjithatë, Meles Alem, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Etiopisë, tha për AA se diskutimi u përqendrua kryesisht në kontributin e madh që Etiopia luan në strehimin e refugjatëve nga vendet fqinje si Sudani i Jugut, Eritrea, Somalia dhe Sudani.

“Etiopia strehon më shumë se një milion refugjatë”, theksoi Meles.

Sipas tij, kryeministri italian ka duartrokutur politikën e dyerve të hapura të Etiopisë për emigrantët dhe refugjatët

Eksodi i refugjatëve

Etiopia dhe Eritrea filluan përmirësimin e sukesshëm dhe të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike, pasi Ahmed erdhi në pushet.

Të dy vendet pastaj hapën ambasadat në vendet e njëri-tjetrit dhe më 12 shtator, të dy udhëheqësit hapën kufirin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Kisut Gebregziabher, zëdhënës i UNHCR-së, tha për AA se ndërmjet 12 shtatorit dhe 2 tetorit më shumë se 9.000 eritreanë kaluan kufirin, duke kërkuar azil në Etiopi.

“Para hapjes së kufirit, një mesatare prej 53 eritreanë në baza ditore kalonin kufirin për të hyrë në Etiopi. Tani kjo shifër është rritur në 390 persona në ditë”, tha Kisut.

“Ne jemi të mbingarkuar”, tha ai, duke shtuar se situata e detyroi UNHCR-në ta zgjeronte kampin në pikën hyrëse Aba Guna.