Italia dënon Facebook-un me gjobë prej 10 milionë eurosh

Bordi i Konkurrueshmërisë në Itali ka dënuar me 10 milionë euro gjobë rrjetin social Facebook

Bordi i Konkurrueshmërisë në Itali ka dënuar me 10 milionë euro gjobë rrjetin social Facebook, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Bordi i Konkurrueshmërisë thuhet se Facebook është dënuar me gjobë prej 10 milionë eurosh për shkak të përdorimit në mënyrë ilegale me qëllime komerciale të informacioneve personale të përdoruesve.

Më tej thuhet se Facebook ka shkelur pikat 21 dhe 22 të ligjit për konsumatorë dhe se ka përdorur informacionet e përdoruesve për qëllime komerciale pa i njoftuar menjëherë.

Bordi i Konkurrueshmërisë ka zbuluar se kur ka ndonjë sulm kibernetik ndaj informacioneve të përdoruesve të Facebook-ut, nuk ka ndonjë sistem të paralajmërimit automatik.