Itali, plagosën djalin e prezantueses së njohur, pranga 2 shqiptarë dhe 2 italianë

Ata akuzohen se kanë sulmuar me thikë djalin e prezantueses së njohur Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.

Policia e Milanos ka arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 italianë. Ata akuzohen se kanë sulmuar me thikë djalin e prezantueses së njohur Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.

Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik jashtë një diskoteke në Milano.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur por vetëm saktësohet se janë të moshës nga 23 deri në 29 vjeç. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Nikolo Betarinit është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën. 19-vjeçari është qëlluar 11 herë me thikë. Policia po vijon hetimet për të kuptuar arsyen e këtij sulmi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në diskotekën Old Fanshion të Milanos,  ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve

19 vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën. Sipas rrëfimit të babait të tij Stefano Bettarini, Nicola është qëlluar me thikë ndërsa tentonte të ndihmonte një mikun e tij.

Prezatnuesja e njohur italiane Simona Ventura  ka deklaruar për mediat “se falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz.”

“Në ora 5 të mëngjesit të së dieëls, mora një telefonatë që çdo nënë nuk do donte ta merrte” është shprehur ajo, por falenderoj Zotin që gjithcka shkoj mirë.

Rreth mesditës policia italiane me një konferencë shtypi do të zbardh detajet e arrestimit të  4 personave.