Itali/ Arrestohen tre shqiptarë, u kapën me heroinë në valixhe. Si tentuan t’i shmangen policisë

Policia italiane i ka vënë prangat tre shqiptarëve, të cilëve iu gjet një sasi e madhe lënde narkotike: tre kilogramë heroinë të fshehura në një makinë.

Operacioni u drejtua nga shërbimi i organizuar nga Komisioneri i Policisë së Crotone Marco Giambra që synonte parandalimin dhe shtypjen e veprave penale të drogës.

Tre shqiptarët, të cilët po udhëtonin me një makinë, u panë duke lëvizur përgjatë rrugës shtetërore 106 Jonica me shpejtësi të madhe në zonën e Crotone.

Disa patrulla policie në detyrë në zonë janë nisur menjëherë në ndjekje të mjetit i cili ka vazhduar deri në hyrjen veriore të qytetit, ku agjentët kanë mundur të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë pasagjerët.

Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën 3 kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla.

Më pas ata u shpallën të arrestuar dhe më pas u dërguan në burgun Catanzaro.