ISSH: Sa përfitoni nëse parapaguani për vitin korrent

Çdo qytetar apo emigrant që dëshiron të derdhë kontribut vullnetar në Shqipëri për të marrë pension pleqërie, mund të përfitojë zbritje nëse parapaguan për vitin korrent.

Çdo qytetar apo emigrant që dëshiron të derdhë kontribut vullnetar në Shqipëri për të marrë pension pleqërie, mund të përfitojë zbritje nëse parapaguan për vitin korrent.

Kështu, nëse qytetarët duan të blejnë vitet e punës për periudha kur nuk kanë qenë në punë, pagesa është standard në 5184 lekë.

Por nëse parapaguajnë në fillim të periudhave për vitin 2018, pagesa ka zbritje të ndjeshme. Kështu, nëse parapaguhet i gjithë viti, zbritja është 6 për qind mbi shumën.

Nëse parapaguhen 6 muaj, zbritja është 3 për qind mbi shumën totale dhe nëse parapaguhen 3 muaj, qytetarët përfitojnë 1.5 për qind zbritje.

Për të përfituar pension pleqërie, qytetarët duhet të sigurojnë minimalisht 15 vite pune, dhe në këtë rast përfitojnë pension të pjesshëm, shkruan Scan.

Ndërsa më 36 vite e 4 muaj sigurim, përfitojnë pension të plotë pleqërie. Me reformën e re në pensione sa më shumë kontribute të derdhësh, aq më i lartë është edhe përfitimi.

Çdo qytetar ka të drejtë të përfshihet në skemë dhe të derdhë kontributet për vitet e kaluara edhe pa qenë të siguruar më parë.