ISHP tregon 5 mënyrat për të shmangur rrezikun nga ushqimet e pasigurta

ISHP shkruan se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.

ISHP shkruan se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.

Mesazhi i ISHP:

Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 2⃣0⃣0⃣ sëmundje.
A i njihni pesë 🗝 (kushtet) për ushqim të sigurt?
🗝Mbani pastërti.
🗝Vendoseni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar në vende të veçanta.
🗝Gatuajeni ushqimin plotësisht në temperaturë mbi 70 gradë C.
🗝Ruajeni ushqimin në temperaturën e duhur për të qenë i sigurt.
🗝Përdorni ujë dhe burime ushqimore të sigurta. /CNA.al