Irani sulmon bazat ushtarake të Irakut që strehojnë trupat amerikane

IRGC theksoi se bombardimet "janë thjesht fillimi i një serie sulmesh hakmarrëse pa një afat kohor se kur do të përfundojë"

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka bërë të ditur se ka shënjestruar me “dhjetëra raketa” bazën ajrore Ain al-Asad në Irak, një strukturë që operohet bashkërisht nga forcat amerikane dhe irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në operacionin ‘Dëshmori Soleimani’ në orët e para të së mërkurës, dhjetëra raketa u lëshuan mbi bazën e SHBA-ve dhe goditën me sukses bazën Ain al-Asa”, thekson në njoftimin e Gardës Revolucionare.

Më tej, IRGC theksoi se bombardimet “janë thjesht fillimi i një serie sulmesh hakmarrëse pa një afat kohor se kur do të përfundojë”.

“I paralajmërojmë të gjitha vendet aleate të SHBA-ve që nëse nisin sulme nga bazat në vendet e tyre ndaj Iranit, ato do të jenë objektiv i hakmarrjes ushtarake,” thuhet më tej.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim njoftoi se një valë e dytë e sulmeve raketore kundër forcave amerikane ka filluar në Irak.

Agjensia iraniane e lajmeve Fars në një postim në Tëitter, shkrepjen e raketave në bazën ajrore të Ain al-Asad e quajti një “hakmarrje të fortë”.

Pentagoni konfirmoi se sulmet ndodhën rreth orës 5:30 pasdite të martën, kur Irani lëshoi dhjetëra raketa balistike kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak.

“Është e qartë se këto raketa u lëshuan nga Irani dhe shënjestruan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë dhe personel të koalicionit në Al-Asad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, zëdhënës i Pentagonit.

Hoffman shtoi se Pentagoni është duke punuar mbi vlerësimet fillestare të dëmit nga sulmet.

Pentagoni njoftoi se mbi 12 raketa kanë shënjestruar bazat në Irak, ku operojnë së bashku me ushtrinë irakiane.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Sektretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se janë të vetëdijshëm për raportimet e sulmeve ndaj objekteve të SHBA-ve në Irak.

“Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën, si dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha Grisham.

Qassem Soleimani, kreu i forcës elitare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, të premten u vra në një sulm me dron amerikan para aeroportit të Bagdadit.

Vdekja e tij shënoi një përshkallëzim në tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të nxehta që në vitin 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Ëashingtonin në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor i vitit 2015 midis fuqive botërore dhe Teheranit.

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili vitin e kaluar i dhuroi nderin më të lartë të vendit Soleimani-t, premtoi “hakmarrje të rëndë” në përgjigjetë vrasjes së tij.