Iran, vriten 11militantë afër kufirit me Irakun

Asnjë roje iraniane nuk ka pasur në mesin e viktimave, thuhet në njoftim

Rojet kufitare iraniane kanë vrarë 11 militantë gjatë përleshjeve në Iranin veriperëndimor pranë kufirit me Irakun, bëri të ditur Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet u zhvilluan të premten vonë në qytetin Oshnavieh të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, kur një grup militantësh u përpoqën në mënyrë të fshehur të hyjnë në territorin iranian, tha IRGC në një njoftim.

Asnjë roje iraniane nuk ka pasur në mesin e viktimave, thuhet në njoftim, ndërsa nuk specifikohet se cilit grup i takonin militantët.

PJAK, dega iraniane e organizatës terroriste të PKK-së, më parë ka kryer sulme që synonin forcat ushtarake iraniane.