Iran, arrestohen disa fotografë për foto të “pahijshme” në Instagram

Prokurori në qytetin Ali Salih ka konfirmuar se në qytet është arrestuar një grup fotografësh për shpërndarje të fotografive të pahijshme në rrjetin social Instagram

Disa fotografë janë arrestuar në Iran për shpërndarje të fotografive “të pahijshme” në rrjetin social Instagram, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se prokurori në qytetin Ali Salih ka konfirmuar se në qytet është arrestuar një grup fotografësh për shpërndarje të fotografive të pahijshme në rrjetin social Instagram.

Salihi po ashtu tha se fotografëve në fjalë u është ndaluar qasja në rrjetin social për “nxitje të popullit në amoralitet”.

Në korrik të këtit viti, në qytetin Bender Abbas gjithashtu u arrestuan 40 persona për shpërndarjen e fotografive të ngjashme.