iOS 12 do të shpërndajë automatikisht vendndodhjen e përdoruesve të iPhone gjatë telefonatave me 911

Ky ndryshim i iOS 12 ndërtohet në sistemin e HELCO (Hybridized Emergency Location), i nisur më 2015 dhe do të integrohet me programet sekzistuese në sistemet e shumë qendrave me ndihmën e kompanisë të emergjencave të teknologjisë RapidSOS.

Apple sapo ka njoftuar një tipar të ri të iOS 12 për SHBA këtë vjeshtë: shpërndarjen automatike të vendndodhjes kur ju telefononi 911 nga iPhone tuaj. Qëllimi i këtij funksioni të shtuar është i vetëkuptueshëm, pasi synon të reduktojë kohën e reagimit të emergjencës duke riorganizuar procesin e mbledhjes së informacionit.

Apple vëren se rreth 80% e thirrjeve emergjente në Shtetet e Bashkuara tani bëhen nga një pajisje mobile, megjithatë infrastruktura “e vjetëruar” e ka bërë të vështirë për qendrat e 911 që të gjejnë shpejt vendndodhjen e telefonuesit.

Ky ndryshim i iOS 12 ndërtohet në sistemin e HELCO (Hybridized Emergency Location), i nisur më 2015 dhe do të integrohet me programet sekzistuese në sistemet e shumë qendrave me ndihmën e kompanisë të emergjencave të teknologjisë RapidSOS.

“Kjo do të përshpejtojë vendosjen e gjeneratës së ardhshme 911 për të gjithë,” thoshte në njoftimin e Apple, Rob McMullen, President i Shoqatës së Numrave të Emergjencave Kombëtare, “për shpëtimin e jetës dhe mbrojtjen e pronës”.

Theksi i Apple për privatësinë është nënvizuar edhe sot në njoftimin e kompanisë, i cili vëren se të dhënat e përdoruesit “nuk mund të përdoren për ndonjë qëllim jo të jashtëzakonshëm”. /PCWorld