Investimet në rrugë, Gjiknuri: Kemi parashikuar 1.4 mld dollarë

Rehabilitimi i hekurudhës nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas do të nisë këtë vit. Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Ndërkohë, Gjiknuri tregoi edhe fondet e parashikuara për investime në rrugë.

Rehabilitimi i hekurudhës nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas do të nisë këtë vit. Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Ndërkohë, Gjiknuri tregoi edhe fondet e parashikuara për investime në rrugë.

1.4 miliardë dollarë parashikohet të investohen këtë vit për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore. Rreth 450 milionë do të lëvrohen nga buxheti i shtetit ndërsa të tjerat do të vijnë përmes partnerit publik privat, pjesë e projektit “1 miliard për rindërtim”. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë Damian Gjiknuri e bëri të ditur në Forumin Ekonomik Shqipëri–Estoni ku tregoi edhe për projekte që do të zbatohen në sistemin hekurudhor.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Ne këtë vit po zhvillojmë dhe një procedurë të tenderimit me mbështejtje të fondeve të BE dhe një pjesë të buxhetit të shtetit, për të rehabilituar për herë të parë hekurudhen Tiranë-Durrës dhe për ta lidhur atë me aeroportin e Rinasit dhe njëkohësisht të përfundojmë dhe studimin për ndërlidhjen me Malin e Zi që shumë shpejt dhe atu të fillojmë rehabilitimin e hekurudhës, për tu lidhur me rrjetin ndërkombëtar.”

Më përfundimin e rrugëve kryesore në vend dhe rehabilitimin e sistemit hekurudhor, qeveria synon një ndërveprim më të mirë me fqinjët, gjë që pritet të ndikojë në zhvillimin ekonomik.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “Shqipëria është një vend në rajonin e mesdheut i cili kërkon që të marrë në rol shumë herë më të fortë për sa i përket lidershipit të saj në këtë zonë, duke ofruar më të kirën që ka, bukurinë natyrore.”

Në këto aspekte, ministrat e konsideruan tepër të vlefshme përvojen e Estonisë. Ata kërkuan gjithashtu bashkëpunimin e specialistëve të huaj për menaxhimin e transportit dhe trafikut në vend./abcnews.al