Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë elektrike në disa qytete të vendit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton abonentë e energjisë elektrike në Berat, Tiranë dhe Fushë-Krujë se do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona, shkak remonti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton abonentë e energjisë elektrike në Berat, Tiranë dhe Fushë-Krujë se do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona, shkak remonti.

OSHEE  shprehet se për shkak të remontit në datat 18-20 mars në nënstacionin Kuçovë, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Berat: 18 mars, pa energji: Ferma Partizani, Arrëz, Çiflik, Kozarë, Lagjet: Koraqet, Dhanet, Tafallarët, Tolanjakët, Fider Nafte, Uzina Mekanike e Naftës.

Po ashtu OSHEE shpjegon kalendari e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“19 mars, pa energji: Bashkia Kuçovë, bashkia Ura Vajgurore, fshati Guri Bardhë, ish-komuna Sinje, Hidrovori, Lagja “Tafi Skëndo” 20 mars, pa energji disa lagje të bashkisë Kuçovë: “Tafi Skëndo”, “1 Maji”, lagja “11 Shkurti”, “Llukan Prifti”, fshatrat: Avaleas, Zdravë, Fier-Mimar, Salc Kozarë, Ferras, Komuna Perondi”, thekson OSHEE, shkruan ATSH.

Ndërprerje do të këtë edhe në Fushë-Krujë më datën 18 mars.

“Për shkak të remontit në nënstacionin Fushë-Krujë, në datën 18 mars gjatë segmentit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Krujë: Luz, Bilaj, Murqinë, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc, Tari”, shprehet OSHEE.

Po ashtu me 18 mars do të këtë ndërprerje të pjesshme të energjisë edhe në Tiranë

“Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht”, shprehet OSHEE.