Investimet në agroturizëm, ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%

Ndryshimet në paketën fiskale, do të sjellin më shumë lehtësi për sipërmarrjen.

Ndryshimet në paketën fiskale, do të sjellin më shumë lehtësi për sipërmarrjen.

Sipas këtyre ndryshimeve të ndërmarra nga ministria e Financës dhe Ekonomisë, lehtësi do të ketë për investitorët në sektorin energjitik dhe konkretisht në fushën e energjisë diellore me përjashtimin nga TVSH për linjat teknologjike, makineri dhe pajisje.

Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësore, do të përfitojnë rimbursim të TVSH në masën 20% ndërsa tatim fitimi do të reduktohet nga 15% në 5%, përcjell ATA.

Edhe për sipërmarrjet në sektorin e agroturizmit, do të ketë ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%. Paketa fiskale parashikon uljen të TVSH në 6% për shërbimet e akomodimit.

Një tjetër risi e kësaj pakete është edhe përjashtimi nga taksa në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin.