Intervistë me vrojtuesin e plazhit, Eldi Hasani që shpëtoi jetën e turistit kosovar

Ndonjëherë gjërat në Shqipëri shkojnë dhe mirë. Përveç denoncimeve të shumta në rrjetet sociale për plazh pa vrojtues profesionistë, një rast i mirë na vjen këto ditë nga Velipoja dhe nga një djalë i kalitur dhe që punon me zell në punën e tij.

Ndonjëherë gjërat në Shqipëri shkojnë dhe mirë. Përveç denoncimeve të shumta në rrjetet sociale për plazh pa vrojtues profesionistë, një rast i mirë na vjen këto ditë nga Velipoja dhe nga një djalë i kalitur dhe që punon me zell në punën e tij.

Një i ri që pushimet e tij, ka vendosur ti bëjë ndryshe duke punuar dhe duke mbështetur familjen e tij. Një rast që mund të kishte përfunduar në tragjedi, falë vigjilencës së Eldi Hasanit, një turist kosovar iu shpëtua jeta pikërisht në këto kohëra ku në lajme ‘’po ziejnë’’ komentet për vjedhje dhe plaçkitje nga bizneset shqiptare dhe
policia të turistëve kosovarëve, kjo dhe për një rasti flagrant të denoncuar në media.

– Eldi ishte një ditë e lodhshme për ju. Sapo ju kontaktova në telefon dhe më thatë që po ç’lodheshit pas një ditë me të papritura.

– Shumë e lodhshme sepse nuk ka qenë rasti i vetëm që ne shpëtuam apo parandaluam. Të lodhin
ndonjëherë dhe njerëzit që nuk zbatojnë rregullat megjithëse janë të qarta por prandaj jemi dhe
ne këtu. (buzëqesh

– Si ndodhi?

– Rasti sotëm ndodhi nga dallgët e larta.

– Ku e kuptove që ishte duke u mbytur?

– E shikova sepse fatmirësisht nuk ishte shumë larg bregut.

– Ishit ju që dhatë ndihmën e parë?

– Po e shtriva në një vend të drejtë. Më pas punova fortë ti hapja rrugët e frymëmarrjes. Pasi e
konstatova dhe e mori vetën që personi kishte shenja jete si frymëmarrje dhe puls, I thashë dikujt
që lajmëroi ambulancën dhe u ktheva në pozicion sigurie. – Si ndihesh pasi ke shpëtuar një jetë
njeriu.

– Keni pasur dhe raste të tjera dhe në çfarë moshe ishte zotëria sot?

– Ai mund të kishte qenë diku tek 28 vjeç. Nuk është hera e parë kemi pasur raste plotë këtë
sezon por shyqyr Zotit deri tani i kemi kapur në kohë do me thënë kanë qenë të vetëdijshëm.

– Kush është Eldi Hasani për ata që nuk e njohin?

– Eldi Hasani është një djalë 22 vjeçar nga Shkodra i cili studion për edukim fizik në vit të fundit. Jam dhe futbollist që deri në fund të këtij sezoni kam qenë pjesë e Vllaznisë. Këtë vit jam licensuar edhe ka 1 muaj qe kam filluar te punoj edhe si vrojtues
plazhi meqë gjate verës kemi qen edhe pushim

– Ju thatë që jeni futbollist i Vllaznisë gjatë verës punoni dhe vrojtues plazhi?

– Po jam futbollist siç ju thashë dhe pak më lart. Këtë vit kam jam licencuar dhe kam 1 muaj që
punoj edhe si vrojtues plazhi meqë gjatë verës kemi qenë dhe me pushime si dhe është një
mundësi e mirë për mua për të mbledhur dhe disa të ardhura për vete.

– Keni informacione për gjendjen e turistit aktualisht?

– Po, unë isha dhe tek Qendra Shëndetësore e pyeta për të dhe më thanë se është jashtë rrezikut
për jetën.

– Të falenderuan familjarët kosovarë?

– Nuk kam folur me familjarët e tij.

– Sot ishte një ditë ku mediat kosovare bërën jehonë për keqtrajtimin dhe vjedhjet që u bëhen
pushuesve kosovarë nga bizneset shqiptare, rasti juaj ishte një bekim dhe një mesazh
vëllazërie. Si ndiheni për këtë gjë?

– Vështirë të besohet kjo gjë për Velipojën pasi tek ne çmimet janë të lira dhe bërja plazhit është
në kostot normale e të përballueshme nga të gjithë. Edhe pse meritat i kam marr unë, dëshiroja të
shtoja dhe diçka ju lutem. Doja të falënderoja dhe djalin tim të xhaxhait Elfat Hasani, që është
shumë i përkushtuar ndaj punës dhe së bashku punojmë me pasion për këtë gjë.Image result for eldi hasani

Intervistoi: Arlis Alikaj